Vesa Luma shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave

Mediale Vip

Vesa Luma shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:32
Vesa Luma

Është raportuar se kanë vdekur të paktën 10 persona nga aksidenti i djeshëm që ndodhi në Kroaci.

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë të cilët po udhëtonin nga Gjermania drejt vendlindjes, dhe aty gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

Ndër ta është edhe Vesa Luma e cila hyri në Instagram për të shprehur ngushëllimet e saja për familjarët e viktimave.

“Çfarë dhimbje. Ngushëllime familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci!”, shkroi Vesa.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat