Dua Lipa i kthehet ashpër reperit DaBaby

Mediale Vip

Dua Lipa i kthehet ashpër reperit DaBaby

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 23:42
DaBaby, Dua Lipa

Reperi DaBaby është kritikuar për disa komente që ai ka bërë gjatë një festivali për njerëzit e infektuar me HIV dhe homoseksualët. Teksa ishte duke performuar në “Rolling Loud” në Miami, ai ftoi të gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë.

Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”. Po ashtu reperi foli shumë ashpër edhe për gratë dhe këto deklarata të tij kanë marrë kritika të shumta nga njerëz dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Mes kritikave nuk kanë munguar edhe ato nga Dua Lipa, e cila është shprehur e tronditur nga këto deklarata të kolegut të saj. Vetëm pak kohë më parë ajo bashkoi forcat me DaBaby për hitin e tyre të famshëm “Levitating”.

Artistja shqiptare shprehet e surprizuar nga fjalët e DaBaby dhe se nuk mund ta njoh si personin me të cilin ajo ka punuar më herët.

“Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS”, shkruan Dua Lipa në një postim në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat