Arjola: Nëse një grua e bukur s’ka disiplinë, ajo humb pamjen

Mediale Vip

Arjola: Nëse një grua e bukur s’ka disiplinë, ajo humb pamjen

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:43
Arjola Demiri

Aktorja Arjola Demiri po i vazhdon pushimet e saja verore.

36-vjeçarja nga Bajram Curri ka postuar një foto në Instagram, duke vënë në pah linjat e saja trupore.

Ajo krahas fotos ka cituar aktoren e madhe italiane Sofia Loren.

“Disiplina është barazuesi i madh. Nëse një grua e re është e bukur, por nuk ka disiplinë, ajo do të humbasë pamjen e saj ndërsa rritet. Nëse një grua e thjeshtë disiplinohet, ajo padyshim që do të bëhet më e bukur me kalimin e kohës”, ka shkruar ish-aktorja e serialit “O Sa Mirë”.

Ndryshe, Arjola është nënë e tre fëmijëve dhe aktualisht jeton në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat