Joaquin Phoenix nuk njihet më!

Mediale Vip

Joaquin Phoenix nuk njihet më!

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 01:02
Joaquin Phoenix

Joaquin Phoenix ka pësuar një tjetër transformim drastik në fizik për shkak të një roli të ri. Aktori u fotografua ditën e hënë gjatë xhirimeve në Kanada për filmin e ri “Disappointment Blvd”.

Phoenix shihet në foto me flokë të thinjur, më të hollë dhe shumë herë më i shëndoshë në krahasim me rolin e tij të fundit Joker, për të cilin humbi më shumë se 23 kilogramë.

Për filmin me skenar dhe regji të Ari Aster nuk dihen ende shumë detaje, por IMDb e përshkruan si një portret të një prej sipërmarrësve më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Përkrah Phoenix do të luajnë Parker Posey, Amy Ryan, Michael Gandolfini, Zoe Lister-Jones, Stephen McKinley Henderson, Patti LuPone dhe Nathan Lane.

Për Joaquin Phoenix nuk është hera e parë që ai transformohet fizikisht për një rol. Ai tregoi në vitin 2019-të se për të ndryshuar plotësisht për filmin Joker nisi të kërkonte mbi efektet anësore të ilaçeve tek pacientët.

“Dhe gjëja e vetme për të cilën të gjithë flisnin në këto mesazhe ishte se si mjekimet ndikonin në peshën e tyre. Disa njerëz thoshin se ksihin humbur peshë dhe të tjerë se kishin shtuar. Dhe kështu unë thashë ‘Le të shkojmë me shtimin në peshë’, sepse kjo do të ishte më e lehtë për mua. Dhe Todd Phillips (regjisori i filmit) më tha, ‘Jo, jo, jo ti duhet të humbasësh peshë’.

Ishte diçka që e kisha bërë më parë dhe isha betuar se nuk do e bëja më kurrë. Por ishte diçka e rëndësishme për rolin dhe mendoj se përfundoi duke ndikuar tek unë në mënyra që nuk i kisha parashikuar”, është shprehur më herët aktori për rolin e tij në filmin “Joker”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat