Gjendet sozia e Brad Pitt

Mediale Vip

Gjendet sozia e Brad Pitt

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:07
Nathan Meads, Brad Pitt

Thuhet rëndom se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë dhe deri më sot gjetja e tyre duket e pamundur. Mirëpo, kur vjen puna te personazhet publike kjo çështje lehtësohet disi.

Së fundmi, aktori i njohur Brad Pitt ka gjetur sozinë e tij. Ai quhet Nathan Meads dhe ka një ngjashmëri të frikshme me të. 35-vjeçari ka treguar se shumë njerëz besojnë se ka lidhje gjaku me aktorin për shkak të ngjashmërisë së madhe që ato kanë. Ai tregon se për vite me radhë të gjithë miqtë e tij ia kanë vënë në dukje këtë gjë.

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme“.

Pavarësisht benefiteve që i ka sjellë, ai thotë se kjo ia ka bërë jetën e tij sentimentale mjaft problematike.

“Ka shumë gra që e kalojnë ditën duke më shkruar ose duke më telefonuar me video në Instagram sepse nuk besojnë se mund të ekzistoj vërtet. Disa besojnë se po mashtroj dhe se llogaria është e rreme.“, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat