Shumë larg jetës luksoze

Mediale Vip

Shumë larg jetës luksoze

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:27
Kanye West

Reperi Kanye West publikoi para pak ditësh albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më.

“Inaugurimin” e këtij albumi ai e mbajti në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku u mblodhën mijëra njerëz për ta mbështetur.

Së fundmi ai publikoi një fotografi në Instagram të dhomës në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, ku po qëndron teksa përfundon projektin e madh muzikor.  Vihet re se kjo dhomë është shumë larg komoditetit luksoz që reperi është mësuar dhe kemi parë.

Në dhomën pa dritare, ka një shtrat, një dollap të vogël dhe mure betoni.

Kujtojmë se në radhën e parë të njerëzve në inagurimin e albumit të ri të Kany West u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ye (@kanyewest)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat