Lei Kraja: Me Fjoralbën si zgjedhje goditën, por...

Mediale Vip

Lei Kraja: Me Fjoralbën si zgjedhje goditën, por...

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 07:32
Lei Kraja

Moderatorja bukuroshe, Lei Kraja ishte e ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”. Lei rrëfeu shumë nga jeta e saj, por foli edhe angazhimin si aktore në spektaklin “Portokalli”.

Lei tha se nuk e gjeti veten te aktrimi, duke shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e spektaklit.

“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten.

Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë. Audicioni erdhi, por pastaj u zgjodh Fjoralba që ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur”, tha Lei.

Pse u shkëpute, nuk e bënte dot Lei atë që i dhanë për detyrë?, e pyeti moderatori Flori Gjini

Jo se nuk e bëja dot, por thjesht nuk ishte për mua.

Do ishe rikthyer në Portokalli?

Nëse do kisha ndonjë rol tjetër do të isha kthyer, por jo në atë.

Do kishe dashur të prezantoje krah Salsanos dhe Fjoralbës?

Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po. Por, nuk varet nga unë.

Lei Kraja: Do doja të intervistoja Edi Ramën, sepse është…

Bukuroshja Lei Kraja rrëfeu për “Pushime On Top” se ka shumë dëshirë që një ditë të intervistojë kryeministrin Edi Rama. Moderatorja shtoi se është ‘pro-Rama’ edhe për faktin se ai është gaforre në horoskop.

Flori Gjini: Cilin politikan do doje të intervistoje?

Lei Kraja: Meqe Edi Rama është gaforre do doja ta intervistoja shumë.

Flori Gjini: Të pëlqen Edi Rama?

Lei Kraja: Po, është ‘nice’.

Flori Gjini: Cili mendon se është më sharmanti në politikë?

Lei Kraja: Më pëlqen si vishet Edi Rama, më pëlqen Edi Rama si politikan. Jam pro-Rama. Nuk e them kë votova, por më pëlqen. Votën e mbaj të fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat