Olta Boka ndan rritjen e Gaiës

Mediale Vip

Olta Boka ndan rritjen e Gaiës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 08:11
Olta Boka dhe Gaia

Olta Boka si të gjitha mamat e njohura herë pas here i ndan eksperiencat e saj me ndjekësit në Instagram dhe së fundmi ka zbuluar që ka kaluar një situatë ca të vështirë me vajzën.

Si nënë e re, edhe një temperaturë, i duket e vështirë për t’u kaluar dhe sikletin e ndjen po aq e mbase më shumë se Gaia.

“S’paska clirim me te madh se te shohesh qe femijes po i zbret temperatura. Sa te vegjel e njekohesisht te forte qe jane bebat! Na bene gjakun uje keto virozat gjakprishese por te nevojshme per imunitetin. Imagjino kur virozes i bashkohet dhe dalja e nje dhemballe…”, shkruan këngëtarja.

Me siguri të gjitha nënat e kuptojnë ndjesinë e saj, e mesazhet e tyre pas këtij postimi e kanë ngushëlluar sadopak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat