“Këndo veç për mua vajza e mirë”, Lola Haradinaj rrëfen pengun për muzikë

Mediale Vip

“Këndo veç për mua vajza e mirë”, Lola Haradinaj rrëfen pengun për muzikë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:17
Daut dhe Lola Haradinaj

Bashkëshortja e politikanit të njohur Daut Haradinaj, Lola Haradinaj, dikur ka qenë prezantuese e Lotarisë së Kosovës në RTK.

Mirëpo para se të merrej me moderim, dëshira e saj e madhe kishte qenë të merrej me muzikë – ëndërr e cila mesa duket është shuar ende pa nisur mirë realizimin e saj.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo në një intervistë të fundit për emisionin “Divers” në RTK, ku ka treguar se shkas për të hequr dorë nga muzika ishte njohja me bashkëshortin e saj.

Lola tha se në kohën kur e njohu gjeneralin Haradinaj, ai ishte në burg gjersa në telefonatat që shkëmbente me të, herë pas here ajo i këndonte.

“Unë kur e kam njohur Dautin dhe kur më telefonojke nga burgu, unë edhe këndoja nganjëherë, dhe thoja: Kur të del Dauti nga burgu do të më përkrahë, që të arrij sukseset në majat e muzikës, për të qenë ylli i radhës sepse e meritoja jo për gjë. Por megjithatë, Dauti kur doli tha: Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë! Megjithatë unë s’jam pishman për jetën që kam dhe për statusin që kam”, ka thënë Lola.

Njohja mes saj dhe Dautit erdhi pas lidhjes së motrës së saj të madhe Anitës, me vëllanë e Dautit, liderin e AAK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Daut Haradinaj.

Fryt i dashurisë nga martesa e Dautit me Lolën janë dy fëmijët e tyre: Davidi dhe Troja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat