Mori fund lidhja me modelen shqiptare, aktori fejohet me producenten indiane

Mediale Vip

Mori fund lidhja me modelen shqiptare, aktori fejohet me producenten indiane

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:25
Ilda Kroni, Ashish Kapoor

Dikur aktori Ashish Kapoor, i njohur si “Kabir” nga “Sarasvatiçandra” ishte shumë i komentuar në Shqipëri pasi nisi një lidhje me modelen shqiptare Ilda Kroni.

Dyshja dhanë edhe intervista për mediat shqiptare, dhe thanë se po mendonin të vinin në Shqipëri.

Megjithatë sot Ilda dhe Ashish nuk janë më bashkë.

Mesa duket ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe aktori ka nisur një histori të re dashurie.

Mediat indiane shkruajnë se “Kabir” është fejuar me producenten Pearl Grey.

Ata kanë rënë në dashuri gjatë xhirimeve të një seriali dhe madje kanë bërë tatuazhe bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat