Gjatë ditëve të fundit, zjarret kanë “pushtuar” vendin duke bërë që të krijohet një situatë aspak e zakontë dhe alarmante.
Flakët kanë përfshirë shumë zona në vend, si Llogaranë, Ksamilin, Orikumin, Patosin, Radhimën, Dukatin, Karaburunin.
E teksa zjarret po pushtojnë vendin, artistët shqiptarë bëjnë apel për marrjen e masave për shuarjen e këtyre zjarreve.
Ka qenë Soni Malaj ajo që ka ndarë një video dhe disa foto mbrëmjen e djeshme nga situate aktuale dhe shumë e rrezikshme nga Parku Kombëtar i Karaburunit.
Nëpërmjet këtyre imazheve, këngëtarja ka një thirrje për të gjitha autoritet përgjegjëse.