Këngëtarja Katy Perry dukej shumë elegante me një fustan të zi derisa ishte e shoqëruar nga i fejuari i saj, Orlando Bloom në galanë verore të UNICEF-it në Capri, ku prezent ishin edhe shumë persona tjerë të famshëm.
36 vjeçarja dukej shumë tërheqëse me fustanin e bardhë i cili i pati mëngët e gjera, ajo ato i kombinio me një palë vathë argjendi.
Ndërkohë Orlando kishte veshur një xhaketë ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona ngjyrë të bardhë, raporton Daily Mail.
Ngjarja e madhe organizohet me yjet më të famshëm, teksa Katy kur mbërriti në Capri u pa me vajzën e saj, Daisy dhe Orlandon i cili ishte me djalin e tij, Flynn.