Johnny Depp nuk tërhiqet!

Mediale Vip

Johnny Depp nuk tërhiqet!

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:28
Johnny Depp, Amber Heard

Aktori i njohur, Johnny Depp është shumë afër fitores së një gjyqi ndaj ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, e cila premtoi se pas divorcit do të dhuronte fitimin prej 7 milion dollarësh për bamirësi.

Ylli i “Aquaman” premtoi se do të dhuronte paratë për Unionin e Lirive Civile Amerikane dhe Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles pasi çifti u nda në 2016.

Nga ana tjetër, avokati i Depp, Andrew Caldecott është shprehur se donacioni i premtuar ishte “një gënjeshtër manipuluese”.

Më herët, pas një komunikimi me spitalin u konfirmua se Heard nuk kishte bërë asnjë pagesë. Gjykatësi i ka dhënë të drejtë ekipit ligjor të Depp, i cili do të detyrojë ACLU të lëshojë dokumente që konfirmojnë nëse Heard e ka mbajtur apo jo premtimin e saj. Sakaq, pala mbrojtëse e saj nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me këto lajme.

Kujtojmë se më herët, Amber Heard pretendonte se ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp e ka akuzar për tradhti me kolegët, me të cilët ka bashkëpunuar për filmat e saj!

Në një zbardhje të deklaratatve të saj të bëra në gjyq, sipas Daily Mail, ajo u shpreh se aktori e ka akuzuar për tradhti me një listë të madhe kolegësh përfshi Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsworth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – madje dhe me gra, Kelli Garner.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat