Ramë Lahaj me koncert në Prishtinë, dedikuar Nexhmije Pagarushes

Mediale Vip

Ramë Lahaj me koncert në Prishtinë, dedikuar Nexhmije Pagarushes

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:46
Ramë Lehaj dhe Nexhmie Pagarusha

Ramë Lahaj sonte mban koncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, vazhdon të shënojë suksese në profesionin e tij.

Ai sot ka publikuar disa imazhe në Facebook përmes të cilave paralajmëroi koncertin e tij të cilin do ta mbajë në Prishtinë në Teatrin Kombëtar në orën 19:30.

Artisti i njohur u shpreh në mbishkrim se sa herë ai ka vizituar Kosovën ka vizituar Nexhmije Pagarushën apo ‘nanushin’ siq shkroi edhe vetë tenori.

Ramë Lahaj ftoi fansat e tij për ta shijuar muzikën e bukur shqipe dhe yjet e lirikes italiane që i kemi sjellë enkas për të i dhënë madhështinë e duhur ikonës tone historike zonjës Pagarusha

“Sado që gjendja e saj shëndetësorë ishte shumë e rënduar viteve të fundit, ajo nuk mungonte asnjëherë në ato pak koncerte që bëja në Prishtinë. Sa herë që kam ardhur në Kosovë mbas vizitës së nënës time kam shkuar dhe e kam pa edhe “Nanushin” zonjën e madhe të shekullit Nexhmije Pagarushën. Sigurisht që në festival nuk do mungonte kurrë një dedikim enkas për te.
Ndaj, mos e humbisni mundësi që të vini sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës prej orës 19:30 për ta shijuar muzikën e bukur shqipe dhe yjet e lirikes italiane që i kemi sjellë enkas për të i dhënë madhështinë e duhur ikonës tone historike zonjës Pagarusha. Aty do gjeni edhe artistet tanë të mrekullueshëm. Mirupafshim. Rame”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat