Kanye ia thotë Kimit para gjithë botës: Je ende e dashuruar me mua!

Mediale Vip

Kanye ia thotë Kimit para gjithë botës: Je ende e dashuruar me mua!

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 21:01
Kanye West dhe Kim Kardashian

Edhe pse ka kaluar kohë nga ndarja e tyre, Kanye mendon se Kim ende është e dashuruar me të.

Reperi gjatë eventit për albumin e tij “Donda” prezantoi një këngë të re që mesa duket i kushtohet ish-partneres.

“Ti erdhe këtu për të treguar që je ende e dashuruar me mua”-këndoi reperi.

Dhe gjejeni çfarë! Kim ishte pjesë e audiencës së bashku me katër fëmijët e tyre.

Kanye gjithashtu kishte ndryshuar tekstin e këngës “Love unconditionally” nga: “Pavarësisht gjithçkaje nuk duhet ta braktisësh familjen, po humbas familjen time”; në: “Po humbas të gjithë familjen time, e dashur kthehu tek unë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat