Të shtunën me koncert në sheshin e Prishtinës BimBimma

Mediale Vip

Të shtunën me koncert në sheshin e Prishtinës BimBimma

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:24
BimBimma

Reperi njoftoi publikun dhe fansat e tij përmes rrjeteve sociale.

Në profilin e tij zyrtar në Instagram, ka publikuar posterin derisa ka treguar se do performojë.

Burim Kursani, i njohur në estradë si BimBimma, ka zbuluar se të shtunën nga ora 20:00 e mbrëmjes në sheshin e kryeqytetit do ketë muzikë hip-hop.

“Prishtina jem e dashtun! G-G-G, get down se po vi! Pure hip hop n’shesh me @vlnondrums. T’shtunën!”, ka shkruar reperi në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, BimBimma, pothuajse çdo vit realizon një koncert në Prishtinë, kryesisht në shesh teksa mbledh një numër njerëzish duke mos munguar edhe mërgimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat