Nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve të tij Daniel Craig

Mediale Vip

Nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve të tij Daniel Craig

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:46
Daniel Craig dhe Fiona Loudon

Daniel Craig, i njohur më së shumti për rolin e James Bondit, ka thënë se nuk do t’u lërë fëmijëve të tij trashëgimi të rëndësishme, sepse nuk i pëlqen kjo praktikë tradicionale.

Aktori ka fituar miliona gjatë karrierës, ndërsa kohët e fundit u konfirmua se do të luajë në filmat e ardhshëm “Knives Out”, të cilët Netflix i bleu nën një kontratë shumëmilionëshe në fillim të këtij viti.

53-vjeçari ka një vajzë trevjeçare dhe një thjeshtër me gruan e tij aktuale, Rachel Weisz, si dhe një vajzë të rritur, Ella, me ish-gruan e tij, aktoren Fiona Loudon.

Craig i ka thënë revistës Candis se nuk planifikon t’u lërë pasuri fëmijëve të tij, duke ndjekur shembullin e industrialistit AndrewCarnegie.

Ylli i filmave për ‘007’ është shprehur se koncepti i trashëgimisë është “pa shije” dhe mendon se është më mirë të “heqësh qafe atë ose ta japësh atë para se të shkosh”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat