Menaxheri i Taynës thumbon Dafina Zeqirin derisa lajmëron albumin me 16 këngë

Mediale Vip

Menaxheri i Taynës thumbon Dafina Zeqirin derisa lajmëron albumin me 16 këngë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:29
Dafina dhe Tayna

Artistet e mirënjohura, Doruntina Shala dhe Dafina Zeqiri, pritet të publikojnë albumin e paralajmëruar.

Dafina, për publikun ka zbuluar se janë plot 14 këngët që do ti përfshijë në album, ku në mesin e tyre ka edhe bashkëpunime dhe këngë ende të padëgjuara.

Ndërkohë që njëjtë edhe rep artistja, shoqja e dikurshme e saj Tayna, është duke punuar në të njëjtën gjë.

Menaxheri i Taynas, Rinori ka zbuluar së fundi në InstaStory se albumi me 16 këngë është drejt fundit.

Ndërsa, në mbishkrimin ku dëgjohej kënga e Taynas në bashkëpunim me Azet, ka shkruar “gutnu qitni ju najsen qka keni nërmen”, e si duket ky ishte një thumb drejtuar Dafinës duke qenë se është duke punuar edhe ajo në album por që albumi i Taynas si duket do të ketë dy këngë më shumë.

E si duket kjo ngjarje e fundit artistet do ti bëjë edhe më shumë rivale të muzikës.

Kujtojmë se Dafina dhe Tayna një kohë ishin shoqe shumë të mira derisa realizuan edhe një bashkëpunim duke sjellë këngën “Byebye”, që mori 65 milion klikime në youtube.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat