Valdrin Sahiti dhe Edita, prindër për herë të dytë

Mediale Vip

Valdrin Sahiti dhe Edita, prindër për herë të dytë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:03
Familja Sahiti

Dizajneri Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë bërë prindër për herë të dytë.

Edita solli në jetë vajzën e dytë për çiftin në Washington. Ata nuk kanë postuar në rrjete sociale, por burime të Anabel konfirmojnë lajmin.

Sipas burimeve të sigurta të Anabel, Valdrini dhe Edita kanë zgjedhur emrin Paris për bebushen. Paris, referuar qytetit të të dashuruarve dhe njëkohësisht edhe të modës, mund të mos jetë një zgjedhje rastësore e çiftit, por të ketë një lidhje emocionale e shpirtërore mes qytetit dhe emrit të vajzës.

Valdrini dhe Edita janë prindër edhe të një tjetër vajze, Bella, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2018. Ata u martuan në shtator 2017, në një ceremoni privave me vetëm 8 vetë. Në dasmë, Edita veshi sigurisht një fustan të dizenjuar nga bashkëshorti, që ishte praktikisht një body i bardhë me këmbët e zhveshura dhe një tyl i bardhë në pjesën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat