Kim Kardashian ka një arsye shumë të rëndësishme për të mbajtur ende mbiemrin e Kanye West!

Mediale Vip

Kim Kardashian ka një arsye shumë të rëndësishme për të mbajtur ende mbiemrin e Kanye West!

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:05
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye West dorëzoi pak ditë më parë kërkesën në gjykatë për të ndryshuar emrin e tij. Reperi ka shprehur dëshirën për ta ndryshuar emrin nga Kanye në thjesht Ye. Mirëpo pavarësisht këtij vendimi të West, ish-bashkëshortja, Kim Kardashian, ka vendosur të mos heqë dorë nga emri i saj i martesës. Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga koha kur Kim Kardashian njoftoi ndarjen nga Kanye, duket se për të është shumë e rëndësishme që të ketë të njëjtin mbiemër me fëmijët.

“Duke qenë se fëmijët kanë mbiemrin West, Kim po mendon që ta mbajë edhe ajo. Kjo gjë e bën më të lehtë dhe nuk i konfuzon fëmijët. Ata do të jenë gjithmonë një familje. Ajo mendon se është në interesin e mirë të fëmijëve, që të gjithë të kenë të njëjtin mbiemër”, ka thënë një burim pranë yllit të televizionit.

Për më tepër këto kohë Kim është shfaqur shumë e afërt me Kanye-n dhe madje e ka mbështetur në projektin e tij më të ri, albumin “Donda”.

“Ata po e shijojnë vërtetë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duan të takohen kohë pas kohe. Tensionet janë ulur dhe ata janë miq të mirë tashmë. Kim e ka mbështetur plotësisht Kanye-n për albumin e ri dhe ai e vlerëson këtë gjë. Ai ka ndarë muzikën dhe idetë e tij që nga fillimi me Kim”, është shprehur një burim pranë dyshes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat