Gjërat janë më serioze nga që e mendonim

Mediale Vip

Gjërat janë më serioze nga që e mendonim

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 08:22
Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky duket se po jetojnë ditët e tyre më të bukura dhe plot dashuri.

Teksa dyshja po i përkushton mjaft kohë marrëdhënies së tyre, një  burim i afërt konfirmoi se Rocky ka shumë dëshirë që mes tyre tashmë të ketë diçka zyrtare si fejesë.

“Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri, dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese të mundshme. Duke iu referuar sugjerimeve që Rocky ka, kjo mund të ndodhë së shpejti, por nuk ka presion dhe ajo që ka më shumë rëndësi për të dy ata është të vazhdojnë të ndërtojnë këtë gjë vërtet të bukur që kanë krijuar. Ata janë shumë të hapur me miqtë, dhe është ndryshe nga çdo lidhje që ata kanë përjetuar ndonjëherë me dikë tjetër. Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, por Rihanna është një romantike e vërtetë, miqtë dhe familja e saj veçanërisht nëna e saj, kanë dëshirë ta shohin të martuar”- tha burimi për ‘Us Weekly’.

Kujtojmë se në muajin nëntor u zbulua se Rihanna dhe A$AP Rocky kishin nisur një marrëdhënie pas shumë vitesh miqësie. Në fakt dyshimet për një marrëdhënie mes dyshes lindën që në momentin që Rihanna u nda nga partneri i saj prej 3 vitesh, miliarderi Hassanm Jameel, në janar të 2020-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat