William, Kate, fëmijët dhe Mbretëresha marrin një javë pushimi nga ato familjaret

Mediale Vip

William, Kate, fëmijët dhe Mbretëresha marrin një javë pushimi nga ato familjaret

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 06:48
William, Kate, dhe Mbretëresha

Një burim pranë familjes mbretërore ka zbuluar për ‘Vanity Fair’ se Duka dhe Dukesha e Cambridge bashkë me fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, e kanë kaluar javën me Elisabethën në Balmoral, vendi i pushimeve të mbretëreshës në Skoci.

Për të ky pushim familjar ka qenë momenti më i bukur dhe më i lumtur në botë, sepse lidhja me stërnipërit është shumë e fortë.

Nga shëtitjet në fshat, peshkimi, xhirot me biçikleta, apo me kuaj, gjithë ditët e qëndrimit në Skoci kanë qenë të mbushura me aktivitete familjare të bukura dhe mbretërore.

Kjo është vera e parë e Elisabeth pa bashkëshortin e saj, dhe familja po mundohet t’ia bëjë sa më të lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat