Britney flet për ‘hakmarrjen’ në postimin e parë në Instagram

Mediale Vip

Britney flet për ‘hakmarrjen’ në postimin e parë në Instagram

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:59
Britney Spears, Jamie Spears

Britney Spears ka postuar për hakmarrje në një publikim në Instagram prej se babai i saj, Jamie Spears, u paraqit për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj.

Jamie ka pasur kontroll ligjor mbi vajzën e tij gjatë 13 viteve të fundit, shkruan The Sun.

Vetëm disa orë pasi Jamie paraqiti dokumentet për t’i dhënë fund kujdestarisë të martën, Britney, ka ndarë dy fotografi në Instagram të kthimit të saj në skenë me Iggy Azalea.

Krahas fotove, 39-vjeçarja shkroi: “Unë dhe Iggy në skenë. Ishte shumë argëtuese të punoja me një femër kaq të fortë, nuk e kam takuar fëmijën e saj, por nëse po e lexon këtë Zoti e bekoftë dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët tuaja të mira!”.

Këngëtarja e vazhdoi shkrimin: “Psss, edhe pse emri i këngës është Pretty Girls unë mendoj se koncepti është më shumë si hakmarrje”.

Ky postim i yllit të hitit “Toxic” erdhi menjëherë pasi Jamie paraqiti dokumentet për t’i dhënë fund kujdestarisë.

Dokumentet thonë se këngëtarja 39-vjeçare “ Ka të drejtë që kjo Gjykatë tani të marrë parasysh seriozisht nëse kjo kujdestari nuk kërkohet më”.

Për më tepër, dosja pretendon se rrethanat e Britney kanë ndryshuar “në atë masë që bazat për krijimin e një kujdestarie mund të mos ekzistojnë më”.

Këngëtarja e “Wominaizer” u vendos për herë të parë nën kujdestari në vitin 2008, ndërsa ajo po luftonte që babai i saj të hiqte dorë nga kujdestaria e saj.

Britney më parë ka bërë një numër pretendimesh tronditëse në lidhje me babanë e saj si kujdestar, ajo dikur tha se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe të martohet, por pretendoi se “kujdestari i saj nuk e ka lejuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat