Skenari që fshihet pas tërheqjes së padisë që Rihanna i bëri të atit

Mediale Vip

Skenari që fshihet pas tërheqjes së padisë që Rihanna i bëri të atit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 00:53
Rihanna ka hequr dorë nga padia kundrejt të atit

Rihanna ka hequr dorë nga padia kundrejt të atit disa javë para se gjyqi të mbahej. Ronald Fenty sipas këngëtares po keqpërdorte emrin e saj për të përfituar për kompaninë e tij.

Kjo çështje u hap për herë të parë në vitin 2019 dhe ishte caktuar të shkonte në gjyq më 22 shtator, por Rihanna u tërhoq të martën më 7 shtator.

Këngëtarja ka paditur babanë e saj dhe partnerin e tij të biznesit, Moisiu Joktan Perkins për reklama të rreme dhe shkelje të privatësisë. Rihanna u bazua në akuzat sipas të cilave në 2017-ën, i ati dhe Perkins krijuan një kompani të quajtur “Fenty Entertainment”, me pretendimin se kjo kompani kishte lidhje me Rihanna-n.

Mediat shprehen se gjasat janë që këngëtarja dhe i ati të kenë bërë kompromos jashtë dyerve të gjykatës, ndaj padia u tërhoq.

Rihanna ka folur shpesh për raportin e keq me babain e saj, i cili sipas saj përdorte drogra që kur këngëtarja ishte fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat