Lei Kraja do të drejtojë ‘Champions League’ në televizion kombëtar

Mediale Vip

Lei Kraja do të drejtojë ‘Champions League’ në televizion kombëtar

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 00:49
Lei Kraja

Lei Kraja ju bashkua skuadrës së programit të pasdites me prezantuese, Fjodora Fjorën, me pjesëmarrjen e Mariza Ikonomit e disa gazetarëve në panel.

Ajo do jetë pjesë e panelit çdo pasdite, po kjo nuk është e vetmja surprizë. Burime për ‘Who’ kanë zbuluar se punët e saj në Televizionin Shqiptar nuk do jenë vetëm kaq. Lei do të drejtojë ‘Champions League’ në televizion kombëtar.

Me pak fjalë dashuria e Leit për sportin është aq e madhe sa nuk ka asgjë që mund ta largojë, edhe nëse do i duhet të ndjekë më shumë se një projekt njëkohësisht.

Lei u largua nga ‘Digitalb’ gjatë këtij viti, pas një eksperience të gjatë aty sërish me fokus sportin, fushë që tashmë e zotëron mjaft mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat