Bardhi publikon këtë të premte “A je ti”

Mediale Vip

Bardhi publikon këtë të premte “A je ti”

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 23:18
Bardhi

Reperi i njohur, Bardhi, ka gati projektin e ri muzikor që do të jetë pjesë e albumit.

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) përmes një video të shkurtër të publikuar nga studio muzikore, ka zbuluar datën dhe ditën e lansimit të këngës më të re.

“A je ti? Të premten, ora 20:00”, ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e videos së ka postuar në Instagram.

Aktualisht, ai po shijojnë suksesin me këngën e fundit “Emanuela” që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren, Alketa.

Reperi së fundi ka zbuluar se është në përgatitje edhe të një albumi që pritet të lansohet shumë shpejt.

Ndërkohë, ky vit ishte tejet i suksesshëm për Bardhin, i cili ishte i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore gjatë gjithë sezonit që po lëmë pas. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BARDHI (@bardhylidrizi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat