Mariza Ikonomi ju jep idenë më franceze të mundshme për prerjen e flokëve

Mediale Vip

Mariza Ikonomi ju jep idenë më franceze të mundshme për prerjen e flokëve

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:01
Mariza Ikonomi

Vjeshta është koha ideale për të provuar ca gjëra të reja në pamjen tonë.

Një ngjyrë e re në garderobë, apo një prerje flokësh që na ndryshon tërësisht dhe na jep shkëlqimin që kërkojmë.

Nëse nuk dini se çfarë modeli t’i prisni flokët tuaj, shihni pak Mariza Ikonomin e cila na ka dhënë në super ide me look-un e saj të ri.

Një prerje fantastike që tek Mariza s’ka të sharë. ‘Bob’ është modeli më i famshëm francez, por problemi i saj më i madh është që do krehje të vazhdueshme.

Tek vajzat që i kanë flokët e drejta apo u rri mirë edhe me onde, kjo është një zgjedhje fantastike. Anna Wintour, shefja e Vouge e mban këtë model prej 30-vitesh dhe nuk i lëviz kurrë asnjë fije.

Megjithëse shpesh duhet pak guxim, mos të harrojmë që flokët janë pak edhe çështje karakteri dhe shpesh ndryshimi më i vështirë për t’u bërë në pamjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat