Kujdestari i qenve të Lady Gagas flet për herë të parë për sulmin

Mediale Vip

Kujdestari i qenve të Lady Gagas flet për herë të parë për sulmin

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 20:31
Lady Gaga dhe Ryan Fischer

Kujdestari i qenve të Lady Gagas, Ryan Fischer, i cili u qëllua me armë nga dy burra në Hollyëood, thekson se ylli i muzikës pop ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse dhe e kujdesshme për shërimin e tij.

Në një intervistë me Gayle King të CBS , Fischer, i cili gati vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit, tha se fituesja e ‘Oscar’ ‘më ka ndihmuar shumë’.

“Ajo ka qenë një mike për mua”, tha ai. “Pasi u sulmova, familja ime u largua dhe unë kisha terapistë për traumat që kam marrë”.

Ryan gjithashtu zbuloi se ai qëndroi në shtëpinë e Gagas për disa muaj më radhë pasi ndihej më i sigurt.

Ai gjithashtu tregoi se përse filloi një ‘GoFundMe’ që i bëri njerëzit të supozojnë se Gaga nuk po ndihmonte aq sa pretendoi. King shpjegoi se Fischer tha se nuk donte të ishte plotësisht i varur nga një person i famshëm.

“Ishte një e shtënë e rëndë”, tha ai. “Dhe kur u ktheva, sepse më duhej të kthehesha në spital për herë të dytë për të kryer operacionin, njerëzit që i kisha parë atë natë më thanë që ata nuk mendonin se unë do të mbijetoja”.

Incidenti ndodhi më 24 shkurt kur kujdestari po shëtiste bulldogët francezë të Gagas të quajtur Miss Asia, Koji dhe Gustav gjatë natës në Los Angeles. Ai u qëllua në gjoks dhe dy qen, Koji dhe Gustav, u vodhën.

I njëjti u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni dhe fatmirësisht disa ditë më vonë qentë e Ladyt u kthyen të sigurt.

Pesë persona akuzohen lidhur me rastin – tre burra dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar – dhe të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Policia arrestoi James Jackson, 18 vjeç, Jaylin Ëhite, 19 vjeç dhe Lafayette Whaley, 27 vjeç.

Ata akuzohen për tentim vrasje, komplot për të kryer grabitje dhe grabitje të shkallës së dytë, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat