Ivanka Trump ishte për vizitë në Shqipëri

Mediale Vip

Ivanka Trump ishte për vizitë në Shqipëri

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 10:35
Ivanka Trump

Riviera shqiptare është vizituar këtë verë edhe vajza e ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump.

Ivanka Trump vizitoi Shqipërinë në muajin korrik, e shoqëruar nga bashkëshorti, Jared Kushner, disa miq të tyre dhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.

Ka qenë Auron Tare ai i cili bëri të ditur këtë lajm dhe ka thënë se vajza e ish-presidentit Trump qëndroi në Shqipëri për 6 ditë dhe e kishte shijuar në maksimum vendin tonë.

Ivanka dhe shoqëruesit e saj kanë qëndruar në një jaht në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin, ndërsa ka publikuar edhe foto nga kjo vizitë e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat