Ky veprim i J.Lo dhe Ben Affleck i bëri të gjithë të dyshojnë se janë ndarë

Mediale Vip

Ky veprim i J.Lo dhe Ben Affleck i bëri të gjithë të dyshojnë se janë ndarë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:09
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Teksa dukeshin se po e shijonin në maksimum romancën e tyre, lart e poshtë po thuhet që marrëdhënia e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka pasur një krisje.

Në një vëzhgim në “Instagram” është vënë re se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social. Ky veprim i tyre ka nxitur menjëherë dyshimet se J.Lo dhe Ben Affleck mund të kenë ndëprerë kontaktet mes tyre.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse ka një krizë në marrëdhënien e tyre apo fshihet diçka tjetër pas kësaj.

Ndërkohë, vetëm para pak ditësh Ben ka folur publikisht për J.Lo-në ku dhe ka shprehur gjithë mirënjohjen dhe dashurinë e tij.

“Unë jam i mahnitur nga ndikimi i Jennifer në botë. Më së shumti, si artist, unë mund të bëj filma që ndikojnë te disa njerëz. Jennifer ka frymëzuar një grup masiv njerëzish që ndiejnë se i përkasin këtij vendi. Ky është një efekt që pak njerëz kanë pasur gjatë historisë, disa nuk do t’i njoh kurrë ndërsa një (prej tyre) mund ta kem pranë dhe ta admiroj me respekt.

Gjithçka që mund t’ju them është se e kam parë drejtpërdrejt ndryshimin që sjell përfaqësimi i tyre sepse kam parë, pa pushim dhe pa pushim, gra me ngjyrë i afrohen Jennifer-it dhe i tregojnë se cili është shembulli i saj si një grua e fortë dhe një grua që arrin dhe kërkon pjesën që i takon me të drejtë në botën e biznesit”, është shprehur ai në një intervistë për “Adweek”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat