Arthur dëmton Ferrarin e tij në një aksident

Mediale Vip

Arthur dëmton Ferrarin e tij në një aksident

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:36
Arthur dëmton Ferrarin e tij në një aksident

Futbollisti brazilian, Arthur Melo, ka pësuar aksident mëngjesin e të mërkurës, me ç’rast e ka dëmtuar veturën e tij të markës Ferrari.

Mesfushori i Juventusit nuk është duke luajtur, pasi është operuar për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë.

Sipas Juventusnews24, Arthur është përfshirë në një aksident në Torino dhe fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Megjithatë, në fotografitë e publikuara, vërehet dëmtimi i automjetit të shtrenjtë, Ferrari, ndërsa thuhet se futbollisti nuk është fajtor për aksidentin.

25-vjeçari ishte duke shkuar në qendrën mjekësore të klubit, J Medical, ku duhej t’iu nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat