Ju prezantojmë artistin shqiptar në Amerikë Durim Halimi, ja projekti i ri muzikor

Mediale Vip

Ju prezantojmë artistin shqiptar në Amerikë Durim Halimi, ja projekti i ri muzikor

Nga: Maksim Gjoka Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:07
Durim Halimi

Një tjetër artist shqiptar i cili ka lindur dhe jeton në Amerikë ka ardhur me një projekt mjaft të bukur muzikor. Po flasim për këngëtarin Durim Halimi i cili sapi ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin "Pishman".

Ne mësojmë se Durimi me origjinë është nga Fushë Kosova dhe kjo është kënga e tij e tretë me radhë por ai është emër i njohur edhe për këngëtarë të tjerë pasi ka shkuar dhe krijuar për ta.

Projekti më i ri ka ardhur me një video mjaft të bukur realizuar nga X-Creative Studio nga Maqedonia, muzikën nga producenti Lior Binyamin dhe ia vlen ta dëgjoni e ta klikoni në linkun më poshtë.

Ai muzikën e ka pasion dhe ka ndihmuar artistët e miqtë e tij në fillim e tash si duket e ka marrë më seriozisht edhe të këndojë vetë duke e pasur mjaft pasion dhe vokal të mirë.

Pasioni muzika por puna e tij e përditshme është krejt diçka tjetër pasi ne mësojmë se Durimi punon si analist për Ministrinë  e Shëndetësisë në Amerikë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat