Dokumentari në “Netflix” për kujdestarinë e Britney Spears nuk ka autorizim nga këngëtarja!

Mediale Vip

Dokumentari në “Netflix” për kujdestarinë e Britney Spears nuk ka autorizim nga këngëtarja!

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:02
Britney Spears

Britney Spears nuk e mbështet publikimin në “Netflix” të dokumentarit “Britney vs Spears”, i cili tregon jetën e këngëtares gjatë kohës që babai ka qenë kujdestari i saj.

Sipas “Page Six”, një burim ka thënë: “Ky është një dokumentar tjetër i paautorizuar nga ajo, që nuk ka marrë bekimin e saj”.

Ndërkohë, “Netflix” ka publikuar trailer-in për dokumentarin, i cili do të dalë më 28 shtator, për të treguar betejën prej 13 vitesh të këngëtares me babain e saj.

Sipas Erin Lee Carr, regjisores së dokumentarit, ajo e ka kontaktuar disa herë Britney-n për të folur rreth “Britney vs Spears”, por artistja zgjodhi që të mos përgjigjej. Carr tha se ajo madje i ka dërguar një letër Spears për këtë çështje dhe ndonëse sërish nuk mori asnjë përgjigje, ajo beson se këngëtarja e ka lexuar atë.

Javën e kaluar, Spears u fejua me të dashurin e saj Sam Asghari, pasi kishin pesë vite të lidhur bashkë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat