Andi e injoron keq Jasminën

Mediale Vip

Andi e injoron keq Jasminën

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:24
Andi dhe Jasmina

Jasmina Kadriu dhe Andi Artani ishin padyshim çifti më simpatik dhe i pëlqyer nga publiku në sezonin e kaluar të ‘’Për’puthen’’.

Pas shumë uljeve dhe ngritjeve në program dyshja vendosën të largohen bashkë për t’i dhënë mundësinë njëri-tjetrit jashtë programit.

As kjo nuk funksionoi dhe ish-konkurrentët i dhanë fund dhe prej muajsh nuk kemi parë ndonjë tentativë për bashkim.

Ditën e djeshme Jasmina ka thyer heshtjen duke iu drejtuar me një video publike Andit.

Përmes videos ajo i ka bërë thirje Andit që të mos mbajë më mëri dhe të lërë pas çdo lloj situate.

Por ajo që habiti më së shumti ishte fundi i videos ku Jasmina zbuloi se mban ende disa bluza të Andit.

Kjo u mor si një thirje për një bashkim, por megjithëse bëri bujë kudo dhe emocionoi fansat e tyre, vet Andi nuk ka reaguar fare.

Ai ka injoruar mesazhin e Jasminës dhe kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nuk kemi ndonjë reagim nga ai, të paktën jo publik.

Se a do të shkojë t’i marrë bluzat te shtëpia e Jasminës dhe a do të ketë ndonjë lëvizje nga ana e tyre mbetet për tu parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat