Ribashkohen William Levy dhe Elizabeth Gutierrez

Mediale Vip

Ribashkohen William Levy dhe Elizabeth Gutierrez

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:32
William Levy dhe Elizabeth Gutierrez

Prej një viti, në mediat e huaja u përfol për një ndarje të çiftit të njohur William Levy dhe Elizabeth Gutierrez.

Ndërkohë, një burim pranë tyre tha për portalin “Tv Notes” se dyshja po jetonin ende në një çati për hir të fëmijëve të tyre.

“Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatkeqësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flejnë në krevatë të ndarë, si dy të huaj”, tha burimi.

Mirëpo, një lajm i mirë vjen nga aktorët, pasi duket se janë ribashkuar. Ata janë shfaqur si çift në eventin e rëndësishëm “Billboard de la musica latina”.

Elizabeth ka publikuar në rrjete sociale një foto krah Williamit, e para pas kaq shumë kohësh, krahas së cilës ka shkruar: “Shkëlqe zemër shkëlqe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat