Aktorja e njohur zbulon sekretin e saj më të errët

Mediale Vip

Aktorja e njohur zbulon sekretin e saj më të errët

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:13
Uma Thurman

Uma Thurman ka kundërshtuar ligjin e ri drastik të abortit në Teksas dhe bëri thirrje që të hiqet ndalimi,duke rrëfyer një abort që pati në adoleshencë.

Duke shkruar për Washington Post, aktorja foli për abortin e saj për herë të parë e  publikisht, duke e quajtur atë "sekretin e saj më të errët". Ajo shkroi për mënyrën se si u la shtatzënë me dashje nga një burrë shumë më i madh në moshë, në adoleshencën e saj të vonë dhe vendosi ta ndërpresë shtatzëninë.

Ajo tha se po emndante përvojën e saj personale "me shpresën për të tërhequr  polemikat larg grave, të cilat janë viktima të shtatzënive të padëshiruara, mbi të cilat ky ligj do të ketë një efekt të menjëhershëm".

Ligji i mbështetur nga republikanët, i cili u miratua nga legjislatura shtetërore në maj dhe hyri në fuqi në fillim të këtij muaji, është një nga ligjet më ekstreme të abortit në SHBA, duke nxjerrë jashtë ligjit pothuajse të gjitha abortet në Teksas.

Aborti si adoleshente ishte për Uma Thurman “vendimi më i vështirë” i jetës së saj: “Ende më shkakton dhimbje, por ishte pika fillestare drejt jetës së gëzueshme që kam jetuar deri më tani. Zgjedhja për të mos e mbajtur foshnjën më lejoi të bëhesha nëna që doja dhe duhej të isha”, përfundon Thurman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat