Osmani i Stupcave me kupon fiskal në duar i thur vargje Kosovës

Mediale Vip

Osmani i Stupcave me kupon fiskal në duar i thur vargje Kosovës

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 20:04
Osman Azemi

Se sa e do Kosovën, aktori i njohur Osman Azemi e ka dëshmuar sot përmes vargjeve në një postim dedikues në profilin e tij në rrjetet sociale.

Duke mbajtur një kupon fiskal në duar, pjesëtari i grupit të njohur aktorësh Stupcat ka shkruar “T’du ma shumë se vëllaun, ma shumë se motrën, ma shumë se prindërit, sepse ju jeni shteti im”.

2 Euro është shuma që ka shpenzuar Osman Azemi, por dashurinë e tij për vendin po e dëshmon duke kërkuar kupon fiskal për kafen dhe ujin e porositur.

Për këtë postim Osmani ka marrë like e komente të shumta.

Epo, shteti duhet kështu si Osmani duke kërkuar forcimin ekonomik dhe financiar të vendit, përmes procesit fiskalizues, arkave fiskale dhe kuponit fiskal.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat