Zbulime tronditëse në dokumentarin e ri, Britney Spears përgjohej fshehurazi nga babai i saj

Mediale Vip

Zbulime tronditëse në dokumentarin e ri, Britney Spears përgjohej fshehurazi nga babai i saj

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:01
Britney Spears

Megjithëse kujdestaria e Britney Spears po shkon drejt fundit, detajet që po dalin në dritë kanë tronditur publikun. Babai i saj, Jamie Spears dhe kompania e sigurisë që ai punësoi për ta mbrojtur atë, kishin një mekanizëm mbikëqyrës intensiv që monitoronte komunikimet e saj dhe regjistronte fshehurazi dhomën e saj të gjumit, duke përfshirë ndërveprimet dhe bisedat me të dashurin e saj.

Alex Vlasov, një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë, ka hedhur më shumë dritë mbi mënyrën se si monitorohej dhe menaxhohej çdo aspekt tjetër i jetës së këngëtares për 13 vite. Deklaratat e tij janë pjesë e dokumentarit të ri të New York Times “Controlling Britney Spears”, i cili u publikua të Premten.  Ai mbështet akuzat e tij me e-mail, mesazhe me tekst dhe regjistrime në të cilat ai kishte qasje gjatë nëntë viteve si drejtues i sigurisë kibernetike në Black Box.

Vlasov tha se operacioni i pamëshirshëm i mbikëqyrjes kishte ndihmuar disa kujdestarë – më së shumti babain e saj, James Spears – të merrnin nën kontroll pothuajse çdo aspekt të jetës së saj. Ai shtoi se dhe bisedat me miqtë, nënën dhe ish-avokatin Samuel D. Ingham III do të monitoroheshin. “Telefoni i saj dhe bisedat private u përdorën aq shpesh për ta kontrolluar atë. Nuk dukej sikur ajo po trajtohej si një qenie njerëzore.“, thotë ai.

Regjistrimi i bisedave private dhe monitorimi i mesazheve me tekst pa pëlqimin e të dyja palëve mund të jetë një shkelje e ligjit në Shtetet e Bashkuara. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Times, avokati i babait të yllit të muzikës pop që ishte në mesin e viteve ’90 tha: “Të gjitha veprimet e tij ishin brenda parametrave të fuqisë që i ishte caktuar nga gjykata. Veprimet e tij u bënë me dijeninë dhe pëlqimin e Britney, avokatit të saj të caktuar nga gjykata.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat