Mikela shpërthen në të bërtitura ndaj Julit

Mediale Vip

Mikela shpërthen në të bërtitura ndaj Julit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:02
Mikela dhe Juli

Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka patur shumë tensione dhe debate të forta. Në një moment, Mikela ka shpërthyer në të bërtitura në mes të studios.

Reagimi i saj erdhi pasi Juli i përmendi një deklaratë që ajo ka bërë më herët. Mikela ka rrëfyer se ka pasur një lidhje të konsoliduar dhe i dashuri e ka tradhëtuar.

“Argjendi duket ai tip që do jetë në një dhomë, Mikela do e vëri në gjumë  dhe do shkoj në dhomën tjetër do flasësh me ish-të dashurin”, komentoi Juli për takimin e saj.

E menjëherë shpërthen Mikela, e cila thotë: “Hera e fundit që mua më përmendet ish i dashuri, aq më tepër nga ti i cili nuk ke fare eksperienca jete, je një fëmijë. E keni bërë të gjithë rrugë këtë, mbylle gojën, kaq po them. Kush je ti ta përdorësh kundër meje, e ke parë surratin si e ke? Nuk kemi ardh këtu të gjykohemi nga një copë kalamani. Mbaje karrigen fito një takim me gocat se ti duhet të zhdukesh që këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat