Kush e zbuti Kozakun?

Mediale Vip

Kush e zbuti Kozakun?

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 07:02
Rrembimi

“Mbreti i Instagramit” Kozak Braçi tërhiqet nga premtimi se do të publikojë dosjen e “bujshme” me prova kundër reperit “Stresi”.

Braçi paralajmëroi se sonte do të publikonte fakte dhe prova të forta kundër “Stresit”, pasi ky i fundit tha se ishte ai që ndërhyri për ta shpëtuar në momentin që e morën peng njerëzit e Fabio Dushkut.

Por mbrëmjen e sotme gjatë bisedës online në Instagram, Kozaku u shpreh se sherret do i lërë vetëm në jetën private duke u tërhequr nga dosja që i vendosi emrin “Hamzai”.

“Sherret në privat, unë në Instagram bëj vetëm emisione, jo siç thonë portalet. Kam bërë edhe bamirësi, po nejse kanë kaluar.

Portalet tregojnë vetëm anët e mia negative, nuk flasin për gjërat që unë i kam bërë mirë. Unë kam bërë shumë bamirësi.

Tani unë skam kohë me humb me u marrë me njerëzit, do merrem vetëm me atë që jam i famshëm. Do bëj vetëm emisione“, u shpreh Kozak Braçi.

Por si nisi sherri mes djemve?

Kozak dhe Fabio Dushku janë miq prej vitesh, por gjithçka nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim.

Sipas Kozakut, ishte Dushku ai që e ka ofenduar duke i thënë “zorraxhi” dhe aty ka agravuar situata.

“O zorraxhi ca je duke thënë? Me rob shpie më lënë në halle të miat. Ca thua zorraxhi, unë ty po të respektoj. Unë s’të kam ofenduar ndonjëherë ty se nuk jam tip që ofendoj.

Më the mes ‘live’ 20 mijë veta zorraxhi”, u shpreh Kozak teksa i drejtohet Fabios.

Pas fyerjeve, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Më tej, Fabio dërgoi disa miq të tij, të cilët e rrëmbyen dy net më parë dhe e futën me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

“Stresi” tha se ishte ndërhyja e tij te pengmarrësit, të cilët e lanë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat