Ed Sheeran dhe Billie Eilish pjesë e koncertit 24-orësh të “Global Citizen”

Mediale Vip

Ed Sheeran dhe Billie Eilish pjesë e koncertit 24-orësh të “Global Citizen”

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:35
Ed Sheeran dhe Billie Eilish

Ed Sheeran dhe Billie Eilish janë në mesin e yjeve që marrin pjesë në një koncert 24-orësh, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike, pabarazinë e vaksinave dhe urinë.

Mbi 60 artistë po marrin pjesë në festivalin “The Global Citizen” në qytete të ndryshme përfshirë Nju Jorkun, Londrën dhe Seulin, shkruan BBC.

Dhjetëra mijëra njerëz ndoqën koncertet në të gjithë botën, dhe miliona të tjerë u pajtuan me transmetimin.

“Në gjashtë kontinente, artistët do të ndihmojnë në mbledhjen e qytetarëve duke kërkuar që qeveritë, korporatat kryesore dhe filantropistët të punojnë së bashku për të mbrojtur planetin dhe për të mposhtur varfërinë,” tha “Global Citizen” në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat