“Shko thuaji djemve se je gabele”/ Mikela reagon ndaj komenteve raciste

Mediale Vip

“Shko thuaji djemve se je gabele”/ Mikela reagon ndaj komenteve raciste

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:30
Mikela

Mikela ka folur në “Për’puthen” Prime për të gjitha komentet raciste që ka marrë jashtë studios duke thënë se është prekur shumë. Në fjalën e saj tha se do të donte shumë t’i përkiste komunitetit rom dhe të ngrinte zërin për të thënë se “jemi të gjithë njësoj”.

Mikela: Jam ndjerë shumë e paragjykuar brenda dhe jashtë studios.

Komentet raciste më kanë irrituar shumë. Unë kam bërë një reagim në rrjete sociale dhe do të doja shumë të isha e komunitetit rom dhe të ngrija zërin ndaj të gjithë këtyre njerëzve që përdorin racizmin që për mua është e patolerueshme kjo lloj gjëje.

Nëse duhet të isha e komunitetit rom apo egjiptian nuk duhet të jem në televizion, nuk duhet të jem në ekran? Kanë pasur dhe shprehje “shko thuaji djemve se je gabele dhe do të shohësh nëse do të dalin me ty”, ose “shko mblidh kanoçe”. Jam vërtet shumë e prekur. Në këto raste do doja të thoja “jemi të gjithë njësoj. jemi njerëz.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat