Meridiani habit me deklaratën

Mediale Vip

Meridiani habit me deklaratën

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 00:00
Meridiani

Countdown-i i Big Brother VIP ka filluar dhe gjithë fansat e këtij reality-show mezi po e presin. Kësaj here kurioziteti është i madh, jo vetëm se na ka munguar ky format, por dhe sepse banorët e tij do jenë njerëz të njohur nga aspekte të ndryshme.

Për të diskutuar më shumë rreth këtij “reality show” në emisionin “Ftesë në 5” ishin të ftuar Blendi Salaj, Marçela Lati dhe Meridian Ramçaj.

Ajo që mori më shumë vëmendje ishte deklarata e ish-banorit të ‘Big Brother’, Meridianit i cili u shpreh se intrigues do jetë fakti se brenda shtëpisë do ketë edhe personazhe që në jetën reale urrehen me njeri-tjetrin.

“Do kesh më shumë material tek personat e njohur. Unë dua të shoh edhe anën tjetër të personi, familjare, se si mund të sillet në shtëpi, me komunitetin. Aty do ketë njerëz që urrehen me njeri-tjetrin. Ajo është gjëja më e bukur dhe unë mezi po e pres”, tha Ramçaj.

E teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e këtij programi, produksioni “ka lëshuar dorën” dhe ka vendosur që të bëjë publike emrat e dy banorëve.

Më herët u konfirmua zyrtarisht emri i konkurrentes së parë që është pjesë e programit. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arjola Demiri, emri i të cilës është përfolur prej javësh në mediat rozë.

Së fundmi, produksioni ka zbuluar një tjetër emër të njohur.

Producentja e “Big Brother Vip”, Lori Hoxha ka zbuluar për Instagram-in e këtij “reality show” se banori i dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshem në Shqipëri do të jetë balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

Po ashtu, më herët Arbana Osmani ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat