Vesa Luma për vdekjen e fotografit: Një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot

Mediale Vip

Vesa Luma për vdekjen e fotografit: Një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot

Nga: M.L. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 10:17
Vesa Luma

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar pas lajmit për vdekjen e fotografit nga Prishtina Meddy Huduti. Në një postim në Facebook, këngëtarja ka treguar dhimbjen e saj për vdekjen e Meddyt , ndërsa ka publikuar edhe një fotografi të cilën ia ka realizuar ai.

“Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot ? Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe - është një prej ma të mirave që kam) Pusho ne paqe djalosh??”, shkroi Luma në Facebook.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e fotografit e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti.

Image
Vesa Luma, foto e realizuar nga i ndjeri Meddy

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat