Lajm i mirë për adhuruesit e Britney Spears

Mediale Vip

Lajm i mirë për adhuruesit e Britney Spears

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:54
Britney Spears

I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari e ka inkurajuar këngëtaren që të mendojë për t’u rikthyer në skenë përsëri pavarësisht faktit se burime të tjera thonë se nuk është ende gati për të dalë në skenë. Ylli i pop-it ka thënë se nuk do të performonte derisa babai i saj, Jamie nuk do të fitonte më para prej saj.

Por tani që ai është pezulluar si kujdestar, fansat shpresojnë që të rikthehet. Por pse nuk dëshiron të rikthehet me performanca?

“Duket se ajo thjesht nuk është gati.”, ka thënë një burim pranë këngëtares. Përkundër kësaj, thuhet se i fejuari i saj e ka inkurajuar atë të mendojë për skenën përsëri.

“Ai ka një ndikim të madh te Britney. Kur është Sam aty, Britney është më e përqendruar.”, vazhdoi burimi. Kjo do të thotë se këngëtarja nuk ka hequr dorë kurrë nga skena por kërkon pak kohë për t’u shëruar nga gjithçka që ka përjetuar.

Britney performoi për herë të fundit në vitin 2019, duke anuluar shfaqjen e saj në Las Vegas, në të njëjtën kohë kur babai i saj po shërohej nga një problem shëndetësor. Jamie u pezullua si kujdestar personal disa ditë më parë. Pritet që të merret vendimi për t’i dhënë fund përgjithmonë kujdestarisë 13-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat