Genta Ismajli shfaqet në formë të mirë

Mediale Vip

Genta Ismajli shfaqet në formë të mirë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:40
Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, ajo është vazhdimisht në fokus të mediave rozë.

Kjo sepse jeta private e Gentës komentohet dhe përfolët shumë, e sidomos pas lajmeve që ajo është në pritjet të fëmijës së parë.

Ditë më parë medi mësoi se këngëtarja dhe partneri i saj po bëhen prindër të binjakëve, gjinia e të cilëve është një vajzë dhe tjetri djalë.

Pavarësisht kësaj këngëtarja ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku edhe sjellë imazhe nga përditshmëria.

Edhe, së fundi Genta postoi një imazh në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet në formë të mirë e veshur me një palë pantallona të shkurtër me ngjyrë të zezë dhe bluzë të bardhë.

Këngëtarja nga Gjilani shoqëroi dukjen e saj me një palë atlete të bardha, aksesor dhe syze dielli.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi u tha se Genta dhe Huseyin Usta gjithashtu janë duke planifikuar të martohen.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat