Cilët nga banorët do të shpëtohet nga publiku? Ankth te banorët, Arditi refuzon diskutimin

Mediale Vip

Cilët nga banorët do të shpëtohet nga publiku? Ankth te banorët, Arditi refuzon diskutimin

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 06:33
Arditi

U hap televotimi ku publiku do të votojë duke shpëtuar dy banorë nga nominimi. Hapja e televotimit ka shkaktuar stres te banorët brenda shtëpisë.

Donaldi e shtroi si diskutim këtë por disa nga banorët refuzuan të përgjigjeshin.

“Unë jam mes tre personazheve. Them Paloma, Elhaidi ose Sabiani do të shpëtohen nga publiku”- tha Donaldi.

“Edhe unë them se Sabiani dhe Paloma do të shpëtohen”- vijoi Sheila.

Ndërkohë Arditi refuzoi të përgjigjej për këtë çështje, mbase duke ndjerë rrezikun e skualifikimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Unë refuzoj të përgjigjem për këtë. Është vetëm fillimi. Sot mund të jesh në nominim por në fund arrin ta fitosh”- u shpreh Arditi duke devijuar nga diskutimi i grupit.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat