Po ecën me hapa të mëdha! Ja ku do e shohim Fation Kuqarin

Mediale Vip

Po ecën me hapa të mëdha! Ja ku do e shohim Fation Kuqarin

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 10:20
Fation Kuqari

Ish konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij profesionale duke treguar se po punon për një film, ku do të ketë rol kryesor.

Ai zbuloi se filmi nisi para se të hynte në programin e dashurisë. Ndërkohë zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë edhe në një telenovelë turke.

“Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor. Kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turke. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është e ndarë si punë”, tha Fationi.

Fationi foli gjithashtu dhe për marrëdhënien e Teas me të dashurin e saj, i cili është miku i tij.

“Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”, u shpreh ish-konkurrenti duke thënë se nuk e di nëse janë bashkë apo jo dhe nuk preferoi që të zgjatej më në lidhje me këtë temë.

Gjithashtu ai nuk preferoi të fliste mbi marrëdhënien e Melisës e Andit dhe gjithë skandalit. Djaloshi nga Fieri, tregoi se nuk ishte penduar që doli në atë lloj forme nga programi, pasi sipas tij intrigat ishin bërë të padurueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat