Pse visheshin njësoj kur ishin në lidhje? Na tregon Victoria Beckham

Mediale Vip

Pse visheshin njësoj kur ishin në lidhje? Na tregon Victoria Beckham

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:23
David dhe Victoria Beckham

Me siguri shumë i kanë adhuruar si çift, por sidomos sesi ata të dy visheshin, shpesh duke influencuar stilin e tyre tek të rinjtë.

Victoria Beckham zbuloi gjatë një interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon se pse ajo dhe David Beckham vishnin shumë veshje të njëjta në fillimet e lidhjes së tyre.

“Thjesht dukej si një ide vërtet e mirë në atë kohë,” tha Victoria, tashmë 47 vjeç.

“Kështu ishte me të vërtetë”. Mendoj se kishte një naivitet atëherë, ne nuk dinim shumë për modën. Ne thjesht po argëtoheshim”, tha Victoria.

“Ishim të paditur rreth modës. Ne thjesht po argëtoheshim dhe që të jem e sinqertë, kështu duhet të jetë. Unë në të vërtetë do të doja të kisha guximin ta bëja më shumë tani”, tha ajo.

Ajo ka treguar se çdo gjë ishte spontane, thjesht duke i thënë njëri-tjetrit “eja vishemi njëlloj”. Me pak fjalë nga ato “budallallëqet” argëtuese në çift, që bota i ka marrë më seriozisht sesa duhej.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat