“Ki kujdes”/ Iliri këshillon Arditin

Mediale Vip

“Ki kujdes”/ Iliri këshillon Arditin

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:28
Arditi dhe Iliri

Arditi është një nga konkurentët që ka nxitur shumë debate brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” kjo si pasojë e batutave dhe ndërhyrjeve të tij që shpeshherë ka ofenduar edhe disa prej banorëve.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, Arditi “kërcënon” në batutë e sipër Arjolën duke i përmendur njërën prej mikeshave të tyre të përbashkët. “Pusho se ta solla A*** “, – tha Arditi duke pasuar me një sërë debatesh.

Pas kësaj Iliri ishte ai që me qetësinë që e karakterizon nisi të këshillonte duke i thënë që duhet të ketë shumë kujdes me mënyrën e komunikimit dhe të dijë të pranojë edhe mendimet e banorëve të tjerë, sado kundër qofshin ato.

“Ki kujdes, mos të të vijë keq pastaj kur të marrësh reagime negative“,- shtoi Iliri.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat